Një muaj paraburgimit ndaj 7 të pandehurve, e bënë për spital policin gjatë ndeshjes së futbollit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve A. S., F. V., A. S. R. V., F. A., Z. L. dhe H. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Lajme

05/09/2018 14:19

I pandehuri A. S. dyshohet se me datë 02.09.2018 rreth orës 17:25 minuta në fshatin Hogoshtë gjatë zhvillimit të ndeshjes futbollistike KF “Kika” dhe KF “Bashkimi” ka sulmuar zyrtarin policor I. B., i cili është dashur të marr ndihmën mjekësore, me këto veprime i pandehuri në fjalë ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa të pandehurit e tjerë F. V., A. S., R. V., F. A., Z. L. dhe H. A. dyshohet se kanë penguar personat e tjerë zyrtarë, më ç’rast kanë kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/