Një muaj paraburgim për trafikantin e drogës të kapur në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan,ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe i ka caktuar 30 ditë paraburgum të pandehurit Z. Rruga, një trafikant i dyshuar i drogës, i cili u zu ditë më parë me 100 kilogram substanca narkotike.

Lajme

25/02/2014 09:22

Gjykata Themelore në Gjilan, i ka caktuar një muaj paraburgim një trafikanti të dyshuar të drogës, i cili u zu ditë më parë me 100 kilogram substanca narkotike.

Sipas një njoftimi të dërguar medieve, thuhet se kjo gjykatë ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe i ka caktuar 30 ditë paraburgum të pandehurit Z. Rruga.

I pandehuri është shtetas i Shqipërisë, ndërsa dyshohet se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së narkotikëve, raporton RFE.

I dyshuari është arrestuar të dielën nga policia e rajonit të Gjilanit.

Mirëpo organet e rendit, ende nuk kanë bërë të ditur se çfarë lloj droge i është zënë atij në makinë.