Një muaj paraburgim për të ekstraduarin nga Belgjika

Gjykata e Pejës e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim për Shaip Zukajn, i dyshuar për vrasje, tentim vrasje e armëmbajtje pa leje, vepra të kryera në Tregun e Gjelbër të Deçanit më 2011.

Lajme

28/06/2017 21:18

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për KALLXO.com gjyqtari i rastit, Sylë Lokaj.

“Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të dyshuarit”, tha gjyqtari Lokaj për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi sot nga seanca gjyqësore ndaj Shaip Zukajt për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij pas ekstradimit të tij në Kosovë nga autoritetet belge.

Gjatë seancës i pandehuri tha se nuk është i përgatitur që sot të deklarohet.