Një muaj paraburgim për pronarët e Apex Games

Gjykata ka caktuar një muaj paraburgim për pronarët e Apex Games, Astrit dhe Arben Krasniqi, si dhe për sekserin Arben Neziri, të cilët thuhet se dyshohen për kërcënim dhe haraç.

Lajme

29/10/2013 19:53

Pas kërkesës së Prokurorit të EULEX’it, Gjykata ka vendosur ta caktojë një muaj paraburgim për pronarët e Kompanisë së Lojërave të Fatit Apex Games, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net.

Lokali Apex Games, në afërsi të Kinemasë ABC, te Kompleksi Qafa në Prishtinë, ishte bllokuar të hënën në orët e hershme të mëngjesit nga Njësitet Speciale të Policisë së EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.

Operacioni i nisur me urdhër të Prokurorisë Speciale të EULEX’it ka përfunduar me arrestimin e pronarëve të Apex Games, Astrit dhe Arben Krasniqi, si dhe të sekserit Arben Neziri, të cilët thuhet se dyshohen për kërcënim dhe haraç.