Një muaj nga vdekja e Avicii-t, familja jep detajet e funeralit

Para një muaji u nda nga jeta DJ i famshëm botëror Avicii.

ShowBiz

23/05/2018 21:55

Dj Suedez, Tim Bergling apo siç njihej Avicii ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale dhe hite të mëdha, shkruan lajmi net.

Vdekjen e tij e përjetuan rëndë miqtë dhe të afërmit ku së fundmi ka qenë familja e Avicii-it ajo që ka folur rreth planeve për funeralin e DJ-it të njohur.

“Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Aviciit. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga familja, shkruan variety transmeton lajmi net.

Duhet theksuar se, Avicci u tërhoq nga performancat e tij në vitin 2016, për shkak të problemeve shëndetësore.

Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”. /Lajmi.net/