Një MSA ndryshe për Kosovën (Video)

Një Marrëveshje Stabilizim Asociimi ndryshe për Kosovën, ishte arsyeja pse partitë opozitare nuk morën pjesë në votimin e marrëveshjes së parë kontraktuale me Bashkimin Evropian.

Lajme

02/11/2015 20:49

 

Profesori universitar, Avni Mazreku, njëherësh edhe njohës i integrimeve evropiane, thotë se kjo formë e MSA-së është e përshtatshme për rrethanat në të cilat gjendet Kosova e cila, sipas tij, në fund duhet të rezultojë me anëtarësim në BE.

Sipas tij, Marrëveshje për Stabilizim Asociimi ka qenë specifike edhe për secilën nga vendet e tjera./Tribuna

YouTube player