Një mjeke vret burrin e saj, ja shkaku

Sipas Gjykatës së Lartë të “Western Australia”, një doktoreshë quajtur Chamari Liyange, ka vrarë me goditje me shkop bashkëshortin e saj pas një marrëdhënieje seksuale treshe me një 17-vjeçare.

Lifestyle

04/02/2016 02:07

Sipas asaj që shkruan “Metro.Uk”, gruaja është lodhur nga kërkesat e tepruara seksuale të burrit të saj, Dinendra Athukorala, duke e lënë të vdekur në mes  të një pellgu me gjak. Doktoresha druhej se ky perversitet i të shoqit për të kryer marrëdhënie seksuale treshe dhe me vajza akoma më të reja, do të prishte karrierën e saj dhe nga ana tjetër nuk i duronte më sjelljet e tij.

Adoleshentja protagoniste e “orgjisë”, ka folur para trupës gjyqësore, duke pranuar se e kishte takuar çiftin në Sri Lanka në vitin 2014 dhe se kishte qenë disa herë në shtëpinë e tyre.

Në një nga këto raste, burri është qëlluar për vdekje me shkop në shtrat në një pellg gjaku. Sipas forcave të rendit, njoftimin e ka bërë vetë gruaja./Almakos