Një minutë ushtrime në ditë për përfitime shëndetësore, tregon studimi

Një minutë në ditë me ushtrime intenzive mund të ketë efektin e 45 minutave me ushtrime të moderuara kanë pohuar studiuesit së fundmi.

Lifestyle

28/04/2016 00:52

“Shumica e njerëzve e përmendin se nuk kanë kohë si arsyetim për të mos qenë aktiv, por hulumtimet tona në këtë fushë kanë treguar se një minutë ushtrim intenziv me nxemje paraprake sjell përfitime shëndetësore njëlloj sikurse 45 minuta ushtrime të moderuara”, ka treguar Martin Gibala, profesor në Universitetin Mc Master, përcjell lajmi.net

Për këtë studim janë testuar 27 meshkuj të cilët janë ndarë në dy grupe, njëri grup kishte kryer ushtrime intenzive (vrapim i shpejt 2 minutësh me nxemje paraprake), ndërsa grupi janë angazhuar me çiklizëm për 45 minuta pa ndërprerë.

Pas përfundimit të ushtrimeve të dy grupet kishin pothuajse të njejtat rezultate të përfitimeve shëndetësore dhe koha si arsyetim për të mos qenë aktiv më nuk mund të përdoret.

Hulumtuesit thonë se edhe teoria e shkurtër e ushtrimeve është po aq efektive sa ushtrimet e gjata të moderuara në palestër.

“Parimet themelore mund të zbatohen në forma të ndryshme të ushtrimeve”, tha Gibala.

“Edhe vrapimi shkallëve për të nxituar është një i tillë, andaj të qenit aktiv nuk kërkon shumë kohë, vetëm energji”, është shprehur në fund ai./lajmi.net