Një minutë heshtje për gazetarët e vrarë nga stafi i televizionit (Video)

Stafi i stacionit televiziv në Virxhinia ka mbajtur sot një minutë heshtje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt për gazetarët e vrarë dje nga një ish-kolegu i tyre.

Bota

27/08/2015 19:01

Vrasësi Vester Flanagan e vrau veten menjëherë pas vrasjes së gazetares 24-vjeçare, Alison Parker dhe kameramanit Adam Ward.

Ndërsa jashtë ndërtesës së stacionit në Roanoke, u vendosën buqeta të shumta lulesh në kujtim të reporterëve të vrarë./lajmi.net

YouTube player