Një minutë heshtje në stërvitjen e Realit

Real Madrid ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë së aeroplanit që u rrëzua në Francë, e ku humbën jetën 150 persona.

Sport

25/03/2015 14:34

Real Madrid përkujtoi viktimat e tragjedisë së aeroplanit që u rrëzua dje në Francë e ku si pasojë humbën jetën 150 persona të cilët po udhëtonin nga Barcelona në Dusseldorf 72 prej tyre ishin me kombësi gjermane.

Trajneri Carlo Ancelotti dhe futbollistët që kishte në dispozicion kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave.

Një gjest i mirë nga një klub i madh.