Një milion duhanpirës mund ta kenë këtë sëmundje vdekjeprurëse (FOTO)

Ekspertët e shëndetit janë duke punuar për ngritjen e vetëdijesimit rreth rrezikut të amputimit të sëmundjeve vaskulare – një sëmundje e cila është shumë vdekjeprurëse, prej të cilës mund të jenë duke vuajtur një milion njerëz.

Bota

24/02/2016 10:19

 

Ekspertët janë duke i paralajmëruar më shumë se një milion britanik – 90% prej të cilëve janë duhanpirës ose kanë qenë dikur, e të cilët mund të jenë duke jetuar me një sëmundje serioze vaskulare që mund të shpie deri tek amputimi i këmbës apo një sulm fatal në zemër, transmeton lajmi.net.Stock image of atherosclerosis

Pirja e duhanit e rrit shumë rrezikun për “PAD” – sëmundje e ‘heshtur’ dhe një vrasës ende i  panjohur.

Janë rreth gjysmë milioni pacientë që janë diagnostifikuar me këtë sëmundje në Britani.

Sidoqoftë, një mjek i kësaj fushe thotë se ky numër mund të jetë dyfish më i madh.

Brenga më e madhe e kësaj sëmundje është se rreth gjysma e të prekurve nga kjo sëmundje nuk shfaqin ndonjë simptomë të dukshme derisa pësojnë sulm në zemër, raporton lajmi.net,

9 nga 10 njerëz që diagnostifikohen me këtë sëmundje pinë duhan, ose kanë pirë në të kaluarën.

Nëse simptomat e kësaj sëmundje nuk trajtohen, indi i këmbës fillon të vdes, gjë e cila rezulton në amputim rreth 30% të rasteve.Stock image of stubbing out cigarette

Për momentin rreth 10 milionë britanik të rritur pinë duhan, dhe ekzistojnë rreth 10,000 spitale ku mund të regjistrohesh për të mësuar më shumë rreth sëmundjeve që shkaktohen nga duhan pirja. /lajmi.net