Një mijë njerëz te ballkoni i Salah Abdeslam

Familja e Salah Abdeslam(26) të dyshuarit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Paris të cilin është duke e kërkuar policia, ka ndezur qirinj dhe i ka vendosur në ballkon.

Bota

18/11/2015 20:01

​Rreth 1 mijë njerëz janë mbledhur te dritarja në të cilën ka banuar Salah në Molenbek, paralagje kjo e Brukselit, në Belgjikë.

Salah për të cilin autoritetet austriake kanë thënë se para dy muajsh ka hyrë në këtë vend nga Gjermania, dyshohet se ka qenë shofer për njërin nga sulmuesit që më 13 nëntor kryen sulmin terrorist në Paris.

Vëllau i Salah, Mohamed dhe një kushëri i tij shihen nëpër fotografi se si ndezin qirinj dhe i vendosin ata në ballkon.

Mohamed Abdeslam dje i ka bërë ftesë vëllait Salah që t’u dorëzohet autoriteteve duke shtuar se i vëllai ka qenë fetar por nuk ka treguar shenja se është radikalit.