Një mënyrë e thjeshtë për ti larguar kallot në thembra

Thembrat e qara dhe me kallo janë një problem shumë i madh për të gjithë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt, por një problem në vete është pastrimi i tyre në mënyren e duhur. Edhe pse jo, edhe pa dhimbje.

Lifestyle

12/02/2016 06:02

Më poshtë po ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë dhe të pakushtueshme për të trajtuar kallot dhe thembrat e qara në kushte shtëpie.

Përbërësit:

10 pilula aspirin (30mg)
Alkool 70% – 250ml

Përgaditja:

Shtypni aspirinat deri sa të bëhen pluhur dhe përzieni me alkool.
Përzierjet vendosni në një shishe qelqi dhe lerëni të qëndrojë dy deri në 3 ditë.

Përdorimi

Shkundeni mirë para përdorimit. Lagëni një copë pambuku dhe vendoseni në zonat me kallo, më pas mbështjelleni këmben me qese plastike dhe mbajeni për gjithë natën.
Të nesërmen vetëm shpërlani këmbët pa ushtruar presion në to.
Pas 10 ditësh trajtimi do të vëreni rezultate të dukshme./lajmi.net