Një mama seksi si Adelina Tahiri!

Kanë kaluar vetëm 16 ditë prej se Adelina Tahiri është bërë nënë.

ShowBiz

15/09/2018 11:00

Këngëtarja nga Maqedonia, solli në jetë fëmijën e parë, djalin të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon, shkruan lajmi net.

Menjëherë pas lindjes në llogarinë e saj personale, Instagram ka publikuar një video e cila befason me linjat trupore. “Kjo jam unë, vetëm 16 ditë pas lindjes”, është përshkrimi i postimit.

Këngëtarja 26 vjeçare u shfaq në një fustan të zi elegant teksa flokët e lëshuara e bëjnë të duket edhe më  bukur.

Tahiri i dha fund beqarisë në dhjetor të vitit që lamë pas duke u martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov. Kujtojmë që Adelina ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një këngë për të birin. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnvXVQ4Fo1k/?hl=en?&taken-by=adelina_tahiri1