Një Maldini i ri në Milan

Stërvitja e zakonshme e Milanit para duelit kundër Juventusit të dielën ka qenë e veçantë. Jo vetëm për faktin se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë para ballafaqimit me kampionin në fuqi, ndeshje që në rast të fitores mund të ndryshojë edicionin e deritashëm për Rossonerët. Së bashku me futbollistët e tjerë në dispozicion të…

Sport

04/10/2013 08:00

Stërvitja e zakonshme e Milanit para duelit kundër Juventusit të dielën ka qenë e veçantë. Jo vetëm për faktin se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë para ballafaqimit me kampionin në fuqi, ndeshje që në rast të fitores mund të ndryshojë edicionin e deritashëm për Rossonerët.

Së bashku me futbollistët e tjerë në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri ishte edhe Christian Maldini, biri i ri ish kapitenit Paolo, legjendë e gjigantit nga San Siro.

Christian, po ashtu mbrojtës njësoj si babai Paolo ka stërvitur nën me ekipin e parë pas mungesës së disa futbollistëve për shkak të lëndimit.

Por, prezenca e tij pa dyshim se ra në sy pasi 17-vjeçari është trashëgimtar i familjes Maldini që ka lënë gjurmë në historinë e klubit me Cesare Maldinin si futbollist dhe trajner, më pas Paolo dhe tani Christian.