Një mace në hapësirë

Plot 54 vite më parë, macja e parë vuri putrën në hapësirë. Felicette u nis nga një bazë në shkretëtirën e Saharasë, në bordin e anijes “Veronique AVI V47”.

Fun

18/10/2017 18:59

Pas një fluturimi 12-minutësh, përfshirë 5 minutat e mungesës së peshës, ajo u rikthye në tokë, shëndoshë e mirë, jo shumë larg vendit nga ku nisi fluturimi.

Historia e saj është shumë më e njohur sesa ajo e Laikës, që u bë qeni i parë në hapësirë në vitin 1957. Felicette u zgjodh nga një grup prej dhjetëra macesh, pas një sesioni rigoroz trajnimi dhe testesh, që përfshinë edhe një “shtrydhje” në centrifugë.

Pak ditë pas lancimit, një përpjekje për të përsëritur eksperimentin përfundoi në tragjedi, teksa macja e vetme në një tjetër raketë ngordhi kur ajo u përplas mbi tokë, pak pas nisjes së fluturimit.

Që atëherë, asnjë mace tjetër nuk ka tentuar të dalë nga atmosfera e Tokës. Sidoqoftë, Felicette nuk ishte në fakt kafsha e parë franceze në hapësirë.

Ky nderim i përket Hektorit, një miu të bardhë, misioni i të cilit u realizua më 22 shkurt 1961. Në një foto të publikuar shfaqet Felicette pasi u rikthye në tokë dhe u mor në duar nga pjesëtarët e ekipit që realizoi projektin.

Mbi të shkruhet “Faleminderit për pjesëmarrjen në misionin tim të suksesshëm të 18 tetorit 1963”. /Lajmi.net/