Një lugë vaj ulliri në mëngjes dhe shikoni çfarë i ndodh trupit

Ju mund të përdorni vajin e ullirit për sallatë, ose mund të gatuani gjëra të ndryshme me të, por të merrni një lugë çaji çdo mëngjes është e gjitha që ju duhet për të parandaluar sëmundjet më të zakonshme kronike, kancerin dhe sëmundjen Alzheimer.

Lifestyle

02/11/2016 20:17

Si mund të na mbrojë vaji i ullirit nga sëmundja Alzheimer?

Hipokampus është një pjesë e trurit e cila kontrollon formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Kjo është pjesa e parë që preket nga siptomat e sëmundjes Alzheimer. Vaji i ullirit (bio) eleminon proteinat toksike duke parandaluar kështu të gjitha problemet me kujtesën.

Si ndikon vaji i ullirit në parandalimin e kancerit?

Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i ullirit po e ngadalëson rritjen e tumoreve dhe kancerin e gjirit. Jo vetëm që po ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit, por ai gjithashtu mund të mbrojë ADN-në nga dëmi i shkaktuar nga qelizat e kancerit.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

Forcon sistemin imunitar: antioksiduesit në vaj ulliri mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.

Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit.

Ju ndihmon për të humbur peshë – vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dhjamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime./GazetaShendeti