Një luftëtare kurde kryen sulm vetëvrasës ndaj ISIS-it, vret disa xhihadistë

Një luftëtare kurde ka kryer një sulm vetëvrasës me bombë kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, jashtë qytetit kufitar të Kobane, ka thënë një monitorues. 

Bota

05/10/2014 22:51

Organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, e cila e bënë të ditur lajmin, thotë se bëhet fjalë për sulmin e parë kamikaz me prejardhje kurde kundër xhihadistëve të ISIS-it. 

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se gruaja shpërtheu veten në një pozicion të ISIS në lindje të qytetit, duke vrarë një numër i xhihadistëve që kanë rrethuar Kobane dhe po luftojnë për të kapur atë, transmeton lajmi.net. 

ISIS ka përparuar në tentimin për të pushtuar Kobane, qyteti i tretë më i madh kurd në Siri. 

Luftimet përreth qytetit, kanë shkaktuar një eksod masiv të refugjatëve të cilët po kalojnë në Turqi. (lajmi.net)