Një lojtare e Atletico Madrid, e festoi suksesin e Real Madridit

Sara Ezquerro, portiere e Atletico Madrid B, është fotografuar në festën e Real Madridit, pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Atleticos.

Sport

30/05/2016 19:34

Portieria e skuadrës B të Atletico Madridit, Sara Ezquerro, ishte pjesë e festës së Real Madridit pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Klubi i Atleticos ka thirrur mbledhje urgjente për ta trajtuar këtë çështje, ndërsa ky veprim pritet t’i kushtojë asaj me largim nga ekipi, shkruan Marca.

Ezquerro i ka mbyllur të gjitha llogaritë nëpër rrjete sociale pas këtij rasti, për shkak të fyerjeve të shumta nga tifozët.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.