“Një lojtar si ai nuk do të luante kurrë në ekipin tim”

Kanë qenë ditë të çuditshme dhe të mbushura me shpallje dramatike. Julen Lopetegui është konfirmuar si trajneri i ardhshëm i Real Madrid, vetëm për t’u shkarkuar nga Spanja një ditë më pas.

Sport

14/06/2018 23:18

Tani ai do të përgatitet për të stërvitur lojtarë si Ronaldo, Ramos, ndër të tjerë, edhe Gareth Bale.

Dhe pas emërimit të tij si trajneri i ri i Real Madrid, ka dalë në skenë një deklaratë spanjollit drejtuar pikërisht Gareth Bale, shkruan telesport.

Në vitin 2015, ai raportohet të ketë thënë: “Një lojtar te Real Madrid duhet të japë gjithmonë 100%. Nëse nuk e bën, atëherë më mirë të largohet. La Liga është komplet ndryshe nga Premier League.

“Një lojtar si ai nuk do të luante kurrë në ekipin tim.”