Një ‘like’ në Instagram, zbulon klubin e ri të Milinkovic-Savic

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic ka shtuar spekulimet në lidhje me klubin e tij të ri.

Sport

08/06/2018 07:23

Sergej Milinkovic-Savic ka shtuar dyshimet në lidhje me largimin nga Lazio.

Mesfushori serb kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Por, pëlqimi i një postimi që i bënte thirrje për transferim në Juventus, në rrjetin social Instagram, ka shtuar dyshimet se ai mund të jetë blerja kryesore e ekipit kampion nga Serie A, për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

“Në Juventusin që dua të jetë, do ta doja Sergej Milinkovic-Savic”, shkruante një postim të cilin e pëlqeu futbollisti i Lazios. /Lajmi.net/