Një lajm që gëzon mbarë botën dhe dëshpëron shqiptarët

​Këto dy ditë, lajmi më i lexuar dhe më i shpërndarë nga BBC ka lidhje me çmimet e naftës. Agjencia Ndërkombëtare Energjetike paralajmëron se çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien, pavarësisht se u duk sikur ishin stabilizuar për pak kohë.

Lajme

11/07/2015 16:46

Agjencia për më tepër thotë se çmimet e naftës do vazhdojnë të jenë shumë të ulëta edhe në vitin 2016.

Sipas IEA, tregu i naftës në botë nuk është në gjendje që të absorbojë të gjithë volumin e madh të naftës së prodhuar.

Çmimi i një fuçie naftë ishte 115 dollarë në qershor të vitit të shkuar dhe ra deri në 45 dollarë në janar.

Aktualisht një fuçi naftë në bursë kushton 59 dollarë.

Por ky lajm që gëzon lexuesit në mbarë botën, dëshpëron shqiptarët.

Kjo për shkak se çmimi i naftës vetëm po rritet dhe ka arritur në nivelet që ishte kur nafta kishte kapur rekordin në bursa./mapo.al