Një lajm i mirë për të gjithë ata që nuk janë në lidhje dashurie

Më në fund një lajm i mirë për të gjithë ata që janë "single". Është më e mirë për shëndetin të jeni i vetmuar sesa në një lidhje dashurie jo të lumtur.

Lifestyle

28/06/2016 05:40

Ekspertët thonë se është më mirë të jeni vetëm sesa në një lidhje dashurie të dështuar apo jo të lumtur.

Në studim janë përfshirë të rinjtë dhe janë pyetur për raportet në lidhjet e tyre të dashurisë e pastaj janë bërë teste dhe analiza të shëndetit të tyre.

Të rinjtë që kishin raporte të dobëta dhe jo të lumtura në lidhjet e tyre ishin më të prirur të kenë probleme në shëndetin mendor dhe atë fizik përkundër atyre të cilët ishin të lumtur me jetën e tyre në çift që kishin shëndetin fizik dhe mendor në nivelin e duhur.

“Përfitimet shëndetësore fillojnë të rriten relativisht shpejt në një lidhje të lumtur dashurie me mbështetje dhe mirëkuptim”, tha Ashley Barr, një antare e studimit.

“Dhe, pastaj shohim se marrëdhëniet e dobëta të dashurisë i sjellin shëndetit mendor dhe fizik probleme e sidomos kur këto lidhje zgjasin shumë”, përfundoi ajo.

Vlen të theksohet se çiftet e lumtura kanë rezultuar të jenë jo vetëm më të shëndetshëm por edhe më energjik dhe më produktiv në studime dhe në punë./lajmi.net