Një lajm i keq vjen për adhuruesit e “Toblerones” (Foto)

Adhurues të çokollatës nëpër rrjete sociale kanë reaguar ashpër ndaj lajmit të ndryshimit të formës së çokollatës ‘Toblerone’.

Fun

09/11/2016 19:36

Trekëndëshat që simulojnë alpet zvicerane tashmë janë shtyrë më tepër nga njëri-tjetri duke lënë hapësira që ngacmojnë syrin, për ndryshim nga forma e kaluar.

Ky ndryshim sipas kompanisë prodhuese të ‘Toblerone’, ‘Mondelez International, është bërë në mënyrë të pakësohet sasia e peshës duke e mbajtur ende çmimin e volitshëm.

Tani dashamirë të këtyre ëmbëlsirave nuk po ndihen mire më një ndryshim të tillë duke e konsideruar si veprim të pamend.