Një lajm i rëndësishëm nga ATK-ja për ata që mbledhin kuponë fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët së nga data 1 korrik, mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Lajme

02/07/2018 14:02

ATK thotë se aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për tre mujorin e dytë të këtij viti, fillon nga data 1 korrik 2018 dhe vazhdon deri më 31 korrik.

“Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë përqind të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro. Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro”, thuhet në njoftim.

Tërheqja e numrave fitues bëhet në njërën nga data e dhjetëditëshit të parë të muajit gusht.