Një kosovar merret peng në Kukës

RENEA ka çliruar pas 12 orësh një shtetas kosovar që ishte marre peng në Kukës.

Lajme

26/09/2013 11:13

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë RENEA kanë arrestuar në flagrancë tre persona në Kukës, pasi kishin marrë peng një kosovar.

Të arrestuarit janë Ardian Muja, Shkëlzen Duraku dhe Lumis Gashi.

Ata kishin marrë peng kosovarin Flamur Curri.

Në këmbim të lirimit të tij, ata kërkonin 6 mijë euro, raporton Tema.net.

Historia e pengmarrjes së shtetasit Flamur Curri nga Kosova nisi mbrëmjen e djeshme (25 shtator) në një lokal në fshatin Shtiqën të Kukësit.

Nga të dhënat e para mësohet se tre gjobëvënësit kanë qenë të armatosur me dy automatikë dhe një pistoletë.