Një kopsht zoologjik ndryshe, njerëzit në kafaz e kafshët jashtë (Foto)

Në një kopsht zoologjik të Kinës, turistët dhe kafshët kanë ndërruar rolet me njëri-tjetrin.  Parku Lehe Ledu Wildlife në qytetin Chongqing u jep mundësi të gjithë vizitorëve të afrohen me kafshët më të rrezikshme teksa qëndrojnë në një kafaz lëvizës.

Fun

11/01/2016 19:31

Fotot rrëqethëse tregojnë luanët, arinjtë dhe tigrat që kërcejnë mbi kafaze e zvarriten vetëm disa centimetra larg turistëve.

Duke folur për OddityCentral, zëdhënësi i kopshtit zoologjik Chan Liang tha: “Ne donim t’u ofronim vizitorëve ndjesinë dhe drithërimat që përjeton kur ndiqesh apo sulmohesh nga grabitqarët, por sigurisht pa asnjë rrezik”.

Ndërkohë që qëndrojnë të mbyllur, turistët kanë mundësinë t’u ofrojnë ushqim luanëve dhe tigrave ndërmjet një dalje të vogël që i lejon të shohin se si macet gjigante hidhen drejt tyre./shekulli

3007B26B00000578-3393689-image-a-4_1452512129568

3007B25300000578-3393689-image-a-8_1452512146807

3007B27600000578-3393689-image-a-5_1452512144744

3007E1E900000578-3393689-image-a-10_1452512153944