Një kompani turke fillon prodhimin e energjisë nga era në Kosovë

Kompania turke Guris Holding ka njoftuar se do të ndërtojë një fushë të re të energjisë me erë në Kosovë.

Lajme

31/08/2017 14:21

Duke ju referuar mediave turke, nuk është specifikuar lokacioni i saktë se ku do të vendosen turbinat me erë në Kosovë, megjithatë pritet që fusha ku do të vendosen këta të ashtuquajtur mullinj të erës të prodhojë energji elektrike prej 32 megavat (MW).

E përditshmja turke Dunya raporton se puna për ndërtimin e dy turbinave të energjisë së erës ka filluar, saktësisht po punohet në segmentin prej 30 MW, transmeton lajmi.net.

Musfik Yamanturk, drejtori gjeneral i kompanisë Guris Holding, ka thënë se kjo kompania do të përdorë turbina ere me gjenerator të GE-së (General Electric) në Kosovë, duke shtuar se çmimi i energjisë që prodhohet nga fusha e erës është 8.5 centë kilovat për orë.

Yamanturk ka thënë prodhimi i 32 MW të energjisë nga era në Kosovë do të fillojë në gusht ose shtator të vitit 2018. /Lajmi.net/