Një klub i ri kërkon Ronaldon

Pas Manchester Unitedit, edhe rivali i qytetit, Manchester City, ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

27/03/2015 16:16

Derbi i Manchesterit për Cristiano Ronaldon. Pas Manchester Unitedit, edhe rivali i qytetit, Manchester City, ka shprehur interesim për transferimin e yllit të Real Madridit, ka bërë të ditur “Sky Sports”.

Ronaldo spekulohet se mund të largohet nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, pas njoftimeve se Red Devils janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro për rikthimin e tij në Old Trafford, në mesin e të interesuave për blerjen e tij është paraqitur edhe City.

Ronaldo ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2018.