Një kamerë GoPro u lëshua në hapësirë më 2013 dhe pamjet e saj tani janë gjetur (Video)

Në verën e vitit 2013, një grup i studentëve planifikuan ta dërgojnë një kamerë GoPro në hapësirë duke përdorur një balon ajri.

Fun

18/09/2015 12:40

Dy vite më vonë, rastësisht, një grua e cila punon në AT&T ishte në një udhëtim ku e gjeti kamerën në një shkretëtirë. Ajo e solli atë në dyqanin e AT&T, dhe më pas u zbulua se kamera ishte e këtyre studentëve.

Për fat të mirë, SIM-kartela e saj nuk ishte dëmtuar dhe tani ata kanë parë se çfarë ka kapur kjo kamerë gjatë rrugëtimit të saj për në hapësirë, transmeton Lajmi.net.

Kamera GoPro kapi pamje të pabesueshme të Grand Canyon, shkretëtirës së Arizonas dhe planetit në përgjithësi, gjatë fluturimit 98-minutësh të saj – që ishte 30km lartë sipërfaqes së Tokës.

Videoja është ngarkuar në YouTube më 10 shtator të këtij viti dhe ka arritur që brenda një jave të mbledh 4 milionë shikime. Shikojeni atë: