“Një jetë pa gol” në Serie A, rekordi negativ i Hysajt

Për një futbollist që është rritur në fut bollin italian dhe ka luajtur deri në nivelet më të larta të Serisë A, pyetja nëse ka shënuar një gol, duhet të jetë gjithmonë pozitive.

Sport

14/05/2018 11:54

Mirëpo, si për habi, ka edhe raste kur nuk është e tillë, shkruan Panorama.

Ekziston një listë ku në “Top 15” ka lojtarë që kanë arritur edhe numrin e 100 ndeshjeve në Serinë A, por ende nuk e kanë gjetur shijen e golit.

Hysaj5

HYSAJ

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, falë paraqitjeve të tij, është bërë një nga beniaminët e trajnerit Sarri.

Rezistenca, forma konstante dhe mbi të gjitha fakti që sakrifikon lehtësisht për ekipin për të luajtur në mënyrë të njëtrajtshme në të dy krahët e mbrojtjes e bëjnë atë që jetë i pazëvendësueshëm.

HYSAJ

Kjo ka ndodhur për katër sezone, të cilat e kanë çuar numrin e aktivizimeve në Serinë A 142.

Mirëpo, për fatin e tij jo të mirë, kjo ka shkaktuar një rekord negativ. Hysaj kryeson listën e lojtarëve që nuk kanë shënuar gol në listën e futbollit italian.

Në listën e futbollistëve me këtë rekord negativ janë edhe lojtarë si Davide Santon, Nikol Murru, Lorenco Krisetig apo Leonardo Spinacola. Shqiptari numëron 142 ndeshje, në të cilat nuk ka shënuar asnjëherë.

Hysaj555

As me fanellën e Empolit dhe as me këtë aktuale, të Napolit, prej tri vitesh.

Vasko Rexhini dhe Davide Santon janë dy të tjerë lojtarë që e kanë arritur kuotën e 100 ndeshjeve pa shënuar në elitën e futbollit italian.

Sigurisht që në këtë listë, dominanca është ajo e futbollistëve mbrojtës, të cilët krahas lojës me krosime apo tentativave në zonë për të shënuar, nuk ia kanë dalë.