Një iPad më i madh do të lansohet gjatë pranverës

Një iPad më i madh është duke u ndërtuar për tu lansuar më pas gjatë pranverës, thotë një revistë japoneze e cila i ka publikuar disa skema të tabletit në fjalë.

Auto & Tek

02/12/2014 15:38

Revista thotë se iPad Air Plus, siç edhe quhet, do të jetë 7mm i hollë dhe do të veprojë përmes një çipi A9, dhe ekrani i tij do të jetë 12.2 inç përreth.

Tableti do të përmbajë gjithashtu edhe katër zmadhues të zërit për zë, sipas raportit, dhe pritet që të dalë në shitje gjatë prillit 2015, transmeton Lajmi.net.

Mac Fan shton se iPad-i i ri mini 4 gjithashtu do të jetë synim i kompanisë për tu lansuar gjatë pranverës, duke përmbajtur kështu procesorin e njëjtë A8X dhe dizajnin e njëjtë si të iPad Air 2.