Një i vdekur nga përplasja e dy trenave në Austri

Një aksident vështirë i imagjinueshëm, por që mund të përfundonte edhe më keq, kur dy trena udhëtarësh u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur rëndë.

Bota

06/05/2015 22:43

Aksidenti ndodhi sot pranë qytetit austriak, Grac, ndërkohë që sipas hetimeve del se trenat udhëtonin në të njëjtin binar.

Nga aksidenti mbeti i vdekur makinisti i njërit tren, ndërkohë që fatmirësisht dy trenat kishin shumë pak udhëtarë, vetëm 10, ku nëntë prej tyre përfunduan me  plagë në spital.

“Shkaku i aksidentit ishte një gabim njerëzor, pasi nuk ishte respektuar një sinjal ndalimi, që një makinist as që mund ta mendojë, jo ta bëjë”, tha drejtuesi i hekurudhës rajonale, Helmut Wittmann, transmeton ATSH.