Një i vdekur nga djegia e banesës në Tiranë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e sotme të mëngjesit në Tiranë.

Lajme

25/09/2018 16:28

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë, ka bërë të ditur Policia shqiptare, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Viktima është Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesën ku shpërtheu zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid, ndërkohë që policia ka nisur hetimin e rastit, transmetojnë mediat shqiptare.