Një i vdekur nga aksidenti i mbrëmshëm në Skënderaj
Një person ka humbur jetën si pasoje e një aksidenti mbrëmë në Skenderaj.
Lajme
Dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Burojë të Skënderajt, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, viktima mashkull, ndërsa dy të lënduarit të tjerë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“ Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një veturë dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar-pasagjerë në traktorin e të dyshuarit i cili në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe (dy) drejtuesit, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Klinë janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML. Rasti është duke u hetuar”. /Lajmi.net/