Një i ri vdes pas plagëve me thikë në Pejë

Një rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë eskalon më vonë në vrasje. Viktima është G. K.,17 vjecar nga Llabjani I Pejës. Policia ka arrestuar dy të rinj të dyshuar për këtë vrasje, njëri i lindur më 1999 e tjetri më 1996.

Lajme

07/02/2014 06:45

Një nxënës i shkollës Ekonomike në Pejë, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga goditja me thikëm mbrëmë në Pejë. Viktima është G. K., i lindur në vitin 1997 në Llabjan të Pejës dhe raportohet se ai është therrë me thikë. Ai ka  ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital, raporton rtklive.

Policia ka arrestuar dy të rinj të dyshuar për këtë vrasje, njëri i lindur më 1999 e tjetri më 1996.

Dhjetë ditë më parë, pas një përplasjeje në mes dy bashkëmoshatarëve, ka humbur jetën Astrit Syla, nxënës i shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë. Po ashtu, rast i therjes me thikë është regjistruar edhe ndaj një nxënësi të klasës së nëntë, në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Para 10 ditësh në Pejë ka vdekur edhe i riu Dardan Berisha, qytetar i Qyshkut të Pejës pas një sulmi me thikë.