Një i ri pyet Sirin ku të fshehë trupin e shokut të tij të pajetë

20 vjeçari nga Florida, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, thuhet se ka pyetur Sirin në iPhone se ku të fshehë trupin.

Fun

14/08/2014 17:01

Pedro Bravo, 20 vjeçar nga Florida është i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Christian Aguilar pas një fjalosjeje që ka filluar për shkak se Aguilar kishte filluar lidhje me ish-të dashurën e Bravos.

Provat e marra nga iPhone i Bravos tregonin se ai ka përdorur dritën e telefonit 9 herë nga ora 11:31 deri 12:01 të mbrëmjes në ditën që Aguilar është zhdukur, e madje edhe ka pyetur asistentin digjital të Apple ‘Siri’: ‘Më duhet të fsheh shokun tim të dhomës’.

Policia thotë se ai ka përdorur dritën e telefonit për të fshehur trupin e shokut të tij në pyll. Megjithatë, provat e reja tregojnë se Bravo ka pasur iPhone 4 dhe pyetja nuk është bërë nga ai, pasiqë Siri si funksion mund të përdoret vetëm nga iPhone 4s e më lart.

Aguilar, Bravo dhe ish e dashura e Bravos ishin studentë në një shkollë në Miami. Çështja ende nuk është mbyllur.