Një i plagosur në Përmet, dyshohet për kanabisin

Një konflikt i armatosur është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm (05:15) në fshatin Verçisht të Përmetit dhe është finalizuar me plagosjen e një personi.

Lajme

06/10/2015 13:05

Shqiptarja.com  mëson se i plagosuri është 39-vjeçari Gazmor Ibro, i cili u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.

Paraprakisht dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes banorëve të fshatit dhe disa personave të tjerë që kishin ardhur në fshat.

Mister mbeten motivet e këtij konflikti por burime pranë policisë nuk përjashtojnë mundësit që palët të jenë konfliktuar për parcela me kanabis sativa, që dyshohet se janë të mbjella në këtë zonë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje./ shqiptarja