Një i plagosur në Istog, policia arreston të dyshuarin – Lajmi.net
Një i plagosur në Istog, policia arreston të dyshuarin
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 11:46, 11 October 2018
Rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në fshatin Muzhevinë të Istogut është plagosur një person.

Në fshatin Muzhevinë të Istogut pasditen e djeshme është plagosur në këmbë një person mirëpo, fatmirësisht personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe i dyshuari është arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se Policia për këtë plagosje është njoftuar rreth orës 17:00 dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dje kemi pranuar një informatë se në fshatin Muzhevinë të Istogut, rreth orës 17:10 ka ndodhur një rast i plagosjes. Pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur njolla gjaku, kurse personi i plagosur nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Policia është informuar se një i person i dyshimtë i nacionalitet shqiptar e ka goditur me një plumb viktimën në pjesën e epërme të këmbës së majtë”, ka thënë Ibraj për lajmi.net.

Ai shtoi se i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, policia ka arrestuar të dyshuarin. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO