Një i depërtuar, një politikan, një kuzhinier… jeta tjetër e lojtarëve të Liverpoolit

Të gjithë sot njihen si yje futbolli, që historia do t’i kujtojë gjithmonë.

Sport

26/05/2018 17:04

Bëhet fjalë për lojtarët e Liverpoolit, që rikthejnë skuadrën e tyre në një finale të Ligës së Kampionëve pas 11 viteve.

Por cila ishte jeta e tyre para se të arrinin famën si futbollist?

‘The Guardian’ sjellë disa detaje interesante nga e kaluara e futbollistëve të Liverpoolit.

Loris Karius: Tifoz i Bayernit. U rrit duke admiruar portierin Oliver Kahn i cili priti tri penallti në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2001 ndaj Valencias. Por, ai vetë kur nuk ka pasur fatin të përfshihet në një seri të penalltive.

Trent Alexander-Arnold: U rrit pak metra larg Melwood, qendrës stërvitore të Liverpool. Ai është një ambasadorë i organizatës ‘An Hour for Others’. Do të jetë adoleshenti i parë që do të luajë një finale për Liverpoolin nëse përzgjidhet nga trajneri Klopp.

Dejan Lovren: Vjen nga një familje boshnjake dhe kroate që migroi në Gjermani gjatë luftës në Bosnjë. Është përfshirë në shumë programe për të ndihmuar refugjatët.

Virgil van Dijk: U lind në Breda. Babai i tij është holandez dhe nëna nga Surinami. Ka punuar në një restorant si kuzhinier në moshën 16 vjeçare, në të cilin ende dërgon fanella të nënshkruara.

Mohamed Salah: Popullariteti i tij është aq i madh në Egjipt sa u kursye edhe nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak pas ndërhyrjes së kryeministrit dhe trajnerit të ekipit kombëtar. Mori mbi një milion vota në zgjedhjet presidenciale pa qenë i përfshirë në ato. Te Fiorentina zgjodhi numrin 74 në fanellë për të nderuar 74 tifozët e vrarë në fatkeqësinë në ‘Port Said’.

Sadio Mane: Ka udhëtuar 500 milje nga fshati i tij në Senegal për në Dakar në një akademi të futbollit. Një mysliman i devotshëm, të cilit nga i ati iu ndalua futbolli. Si fëmijë njihej si ‘Ronaldinho’. Gjëja e parë që bëri kur nënshkroi me Liverpoolin, ishte telefonata që ia bëri nënës së tij.

Simon Mignolet: Flet katër gjuhë dhe ka diplomë në shkencat politike./Lajmi.net/