Histori e pabesueshme dashurie mes dy lejlekëve (Foto)

Një histori e pabesueshme por e vërtetë ka ndodhur në Kroaci, një dashuri mes dy lejlekëve, që ju bënë të vlerësoni edhe më shumë dashurinë që keni për dikë.

Fun

15/04/2016 17:38

Njihuni me Malenën dhe Klepetanin, një çift lejlekësh që jetojnë mbi çatinë e një shtëpie, transmeton lajmi.net.

Malena është lejleku femër e cila, para shumë vitesh, është plagosur nga një gjahtar, me ç’rast ka humbur aftësinë për të fluturuar. Kështu, pronari i kësaj shtëpie e ka marrë dhe, qysh atëherë kujdeset për të.

Por megjithatë, ajo u dashurua me një lejlek i cili vjen ta vizitojë atë çdo pranverë, për pesëmbëdhjetë vjet me radhë.

Pronari Stjepan Vokiq, e ndihmon këtë lejlek duke i siguruar asaj ushqim dhe kujdes të veçantë për shëndetin.

Ai ka thënë se çdo pranverë, i njëjti lejlek vjen ta vizitojë atë, kështu që ai i ka emëruar të dy./lajmi.net.