Një herë është quajtur balenë, tani top modele (Foto)

21 vjeçarja ka fituar kontratë një vjeçare për modelim pas gjithë shakave dhe emrave të ndryshëm me të cilët është quajtur.

ShowBiz

14/07/2015 11:16

Sophia Adams gjithmonë ka qenë e plotë dhe me këtë edhe pjesë e shakave të ndryshme në shkollë nga nxënësit e tjerë, të cilët e kanë quajtur ‘trashe’, ‘bishë-mashkull’ dhe ‘balenë’.

Por, tani ajo po qesh e fundit, pasi mes 1000 garueseve të tjera në një konkurs për modelim ajo ka marë vendin e parë, transmeton Lajmi.net.

Konkursi ishte për të zgjedhur modele të plota për të prezantuar bikini për femra dhe Sophia, e cila as vetë nuk mund t’a besojë, është votuar si më e mira e me këtë rast ka marrë edhe kontratë një vjeçare.

Sophia është gjysmë greke, gjysmë iraniane që jetën në Northolt, Londër dhe thotë se tani, më në fund ndihet e lumtur dhe me vetëbesim që është një vajzë e plotë.(Lajmi.net)

sophia sophia2 sophia3