Një hebre, ekspert i arkitekturës islamike lobon për Kosovën në UNESCO

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, përveç që po përkrahet nga shumë shtete mike të vendit, ai po ndihmohet edhe nga njerëz dhe ekspert të fushave të ndryshme.

Lajme

20/10/2015 10:05

Njëri ndër ta është edhe një hebre hungarez, ekspert i Harvardit amerikan për arkitekturë islamike, Andras Riedlmayer.

Këtë veprim të tij, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si shembullin e tolerancës globale.

“Paramendoni sa fantastike është kur një hebre hungarez, ekspert i Harvardit amerikan për arkitekturë islamike, lobon për Kosovën në UNESCO? Ja shembull i tolerancës globale fetare dhe miqësisë mes popujve. Faleminderit Andras Riedlmayer”, ka shkruar Thaçi, në Facebook.