Një hap tjetër i madh në luftën kundër kancerit

Shkencëtarët si duket e kanë zbuluar "mekanizmin e mbijetesës", duke gjetur kështu se si shpërndahen në trup qelizat e kancerit.

Lifestyle

24/06/2016 06:01

Ky përparim i madh mund të çojë në gjetjen dhe zbulimin e barnave të ndryshme për trajtimin e kësaj sëmundje që çdo ditë e më shumë po përhapet në botë, transmeton lajmi.net

Dihet se një nga sfidat më të mëdha në luftën kundër kancerit është parandalimi i përhapjes së tij në trupin e njeriut.

Ekspertët nga Unversiteti “Queen Mary” në Londër kanë pohuar se janë bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, për të gjetur shërimin e kësaj sëmundje.

Hulumtimi mund të tregoj se cilat lloje të medikamenteve realisht ndihmojnë në trajtim dhe parandalimin e kancerit.

“Parandalimi i përhapjes së qelizave të kancerit, mbetet ndër objektivat më të mëdha në çdo hulumtim”, është shprehur studiuesi Dr Stephanie Kermorgant.

“Kjo mund të jetë një shpresë e madhe që në të ardhmen të zbulohen barna për parandalimin e përhapjes së qelizave të kancerit”, ka përfunduar ai./lajmi.net