Një hap më pranë hapësirës – Lajmi.net
Një hap më pranë hapësirës
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 12:30, 9 April 2018
Shoqëria e miliarderit Richard Branson ka lajmëruar se është kryer pa probleme testi i mjetit të saj hapësinor, “SpaceShip Two”, “VSS Unity”.

 

Një hap përpara ky drejt udhëtimeve private në hapësirë, që Branson e komentoi në Twitter. “Hapësira tani duket jashtëzakonisht pranë”.

“VSS Unity” nuk niset në fluturim si avionët normalë. Anija lançohet drejtpërdrejt në një kuotë të caktuar, nga një avion më i madh i quajtur “White Knight Two”.

Dy avionët u nisën të lidhur mes tyre, e pasi arritën në kuotën e mbi 14 mijë metrave, “VSS Unity” ndezi për të parën herë motorët dhe u shkëput, duke u ngjitur në një kënd prej 80 gradësh.

Pasi arriti në lartësinë e 25 mijë metrave, jashtë Atmosferës së Tokës, anija fiku motorët dhe nisi uljen drejt shkretëtirës kaliforniane “Mojave”.

Objektivi i “Virgin Galactic” është që në vitet e ardhshme të dërgohen turistë në hapësirë, me një kosto prej 250 mijë dollarësh për biletë. Një ëndërr kjo, që është vendosur para një prove të fortë. Një test i kryer nga “Virgin Galactic” në vitin 2014, në fakt u shndërrua në tragjedi.

Anija “VSS Enterprise” u copëtua dhe bashkëpiloti Michael Alsbury humbi jetën./Top Channel

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO