Një hap më afër Kartonit të Gjelbër, Austria mund ta mbulojë Kosovën

Kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa në Qeverinë e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të ‘Uniqua Austria’, me të cilët është diskutuar mundësia e mbulimit të Kosovës nga shteti i Austrisë.

Lajme

07/06/2018 15:47

Sipas tij, mbulesa nga shteti i Austrisë do të nënkuptonte se qytetarët e Kosovës mund të pajisen me Karton të Gjelbër në Kosovë; e diaspora jonë nuk do të paguante miliona euro sigurim sa herë që vijnë këndej – siç kanë bërë tash e 20 vjet.

“Na konfirmuan gatishmërinë për mbulesë. Aranzhuam një takim të dytë në Vjenë me përfaqësuesit e Byrosë Austriake për të finalizuar këtë bashkëpunim. Në takim isha bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore – iniciues i takimit; Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe përfaqësuesit e Qeverisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tutje, ka deklaruar se  Komisioni që e udhëheq ka nisur iniciativën e zgjidhjes së këtij problemi shumëvjeçar. Së fundmi, Parlamenti i Kosovës ka autorizuar Komisionin tonë që t’i koordinojë të gjitha aktivitetet e institucioneve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje. Jemi në hapa të mirë. /Lajmi.net/