Një grup islamist sirian merr përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit rus

Një grup islamist në Siri e ka marr përgjegjësinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak në këtë javë, në të cilin kanë vdekur dhjetëra anëtarë të personelit ushtarak të Rusisë.

Bota

07/03/2018 16:58

Njoftimi është bërë i ditur përmes një deklarate të publikuar në një gazetë libaneze.

E përditshmja në gjuhën arabe, Ad-Diyar, ka publikuar një deklaratë nga grupi,
Jaish al-Islam (Ushtria e Islamit), e cila ka luftuar kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile gjashtë-vjeçare.

Sipas deklaratës ata e kanë rrëzuar aeroplanin.

Jaish al-Islam, është një nga grupet kryesore rebele që lufton në enklavën e Gutas Lindore, afër Damaskut.

Si pasojë e ofensivës së qeverisë siriane vetëm nga 18 shkurti, qindra persona kanë vdekur në këtë zonë.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë më 6 mars, se 39 pjesëtarë të personelit, 33 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekipit, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit.

Ministria ka njoftuar se edhe gjenerali ka qenë në mesin e të vdekurve.

Zyrtarët kanë thënë se rrëzimi “mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë problemi teknik”, duke shtuar se nuk ka pasur shenja se aeroplani është kapluar nga flakët.

Komiteti Hetues i Rusisë ka njoftuar se ka pasur një rast penal për këtë rast.

Rusia i ka thënë qeverisë së Assadit mbështetje vendimtare përgjatë konfliktit sirian, i cili ka filluar si shtypje qeveritare ndaj protestave paqësore në rrugë.