Një grua vendos pranë shtëpive kukulla të porcelanit, tmerron banorët

Në Kaliforni një grua e moshur ka lënë para 11 shtëpive të lagjes kukulla porcelani që përngjajnë me vajzat 10 vjeçare që banonin aty.

Fun

27/07/2014 21:59

Një gjë vërtetë e çuditshme ka ndodhur në një lagje në Kaliforni, që ka frikësuar shumë banorët.

Disa kukulla të porcelanit janë gjetur në prag të shtëpive të banorëve të ndryshëm të lagjes dhe për një javë rresht nuk e kanë ditur se nga kanë ardhur ato.

11 kukulla janë vënë në 11 shtëpi të ndryshme, dhe gjëja më frikësuese është se ato përngjann shumë me vajzat 10 vjeçare të familjeve.

Por, tmerri ka përfunduar kur një grua plakë që jeton në lagjen e njëjtë i ka treguar policisë që ajo shkon me vajzat në kishë dhe, meqë ka koleksionin e vet të kukullave, ka dashur t’i bëjë befasi vajzave dhe t’i gëzojë me nga një kukull.

Policia i kanë besuar plakes, kanë mbyllur rastin dhe pas një jave banorët e lagjes mbase mund të flenë të qetë përsëri.