Një grua vdes dhe një tjetër lëndohet pasi sulmohen nga krokodili

Autoritetet australiane kanë raportuar se një grua ka vdekur dhe një mikeshë e saj është shtrirë në spital pas sulmit nga një krokodil në një plazh në Australi.

Bota

31/05/2016 00:10

Të dyja gratë ishin duke notuar në një plazhë të thellë në veri të Australisë kur ndodhi sulmi ndaj tyre, përcjell lajmi.net

Viktima 46 vjeçare së pari u sulmua nga krokodili pastaj kërkoi ndihmë nga mikesha e saj e cila në tentativë për ta shpëtuar edhe ajo pësoi lëndime dhe është shtrirë në spital.

“Ato sigurisht ishin duke ecur pranë plazhit dhe kanë vendosur të notojnë dhe sigurisht nuk kanë paramenduar rreziqet”, ka thënë policia gjatë raportit.

“Kjo është një tragjedi, por nuk ishte e pashmangshme. Nëse ju merrni not natën, ju gjithnjë jeni të rrezikuar”, është shprehur Warren Entsch, anëtar i parlamentit nga rajoni./lajmi.net