Një grua e verbër e ka paditur Beyoncen

Këngëtarja Beyonce ka pranuar padi nga një grua e verbër.

ShowBiz

06/01/2019 22:24

Një grua e verbër ka ngritur një padi kundër kompanisë së Beyonce, Parkwood, duke pretenduar se faqja e internetit e këngëtares i diskriminon ata që janë verbër, transmeton lajmi.net.

Gruaja e cila është ligjërisht e verbër quhet Mary Conner dhe ngriti padinë në gjykatë.

Faqja e internetit nuk lejon që fansat e verbër të blejnë bileta, të marrin më të rejat e turneut, të blejnë mallra ose të mësojnë më shumë për Beyonce, sipas padisë që ka ngritur.

“Paditësi sjell këtë veprim të të drejtave civile kundër Parkwood për dështimin e tyre për të projektuar, ndërtuar, mbajtur dhe vepruar në ueb faqen e tyre për të qenë plotësisht i qasshëm dhe në mënyrë të pavarur i përdorshëm nga paditësi dhe personat e tjerë të verbër ose me shikim të dobët”, sipas padisë./Lajmi.net/